Horoskopi

Horoskopi i datës 13 maj 2017

07:20 - 13.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Falë bashkëveprimit të Neptunit në shenjën tuaj, priten gjëra të mira në fushën e dashurisë. Përgatituni të përfitoni. Do të keni në maksimum aftësinë tuaj tërheqëse dhe joshëse. Jeni duke shkuar drejt një të ardhmeje të shndritshme në dashuri.

DEMI

Me ndikimin Hënës që bashkëvepron me Venusin, pritet të kaloni një ndjenjë vështirësie që nuk mund ta shpërfillni lehtë. Bëni kujdes me çfarë thoni dhe me sjellje të papërshtatshme që mund të keni, sepse mund t’ju shkaktojë probleme.

BINJAKËT

Me Jupiterin që i bashkohet shenjës suaj, pamundësia për të kontrolluar sjelljen tuaj të papërshtatshme në disa raste mund të shkaktojë ndërlikime. Prandaj veproni me mend. Jupiteri mund të bëjë që të keni disa vonesa administrative të bezdisshme. Kini durim dhe mos u dorëzoni!

GAFORRJA

Hëna në qiellin tuaj ju përball me emocione të ndryshme. Nga njëra anë jeni ëndërrimtar dhe të shkëputur, nga ana tjetër pasionant dhe të angazhuar. Me partnerin mund të keni vështirësi të mirëkuptoheni rreth çështjeve që kanë mbetur pezull.

LUANI

Falë Saturnit dhe Uranit bashkëpunëtorë, mund të angazhoheni për të plotësuar disa mungesa njohurish dhe të arrini të përgatiteni për një sfidë shumë të pritur profesionale. Me Venusin mik është e mundur që një krizë në çift të zgjidhet.

VIRGJERESHA

Shqetësimi nuk do të jetë i lehtë për t’u mbajtur nën kontroll sot. Kjo do të bëjë që marrëdhëniet me të tjerët t’i keni sipas kapriçove të humorit. Qetësohuni! Nuk do të pranoni propozimin e një të njohuri, sepse më vonë do të ndiheni në borxh ndaj tij.

PESHORJA

Me mbështetjen e Hënës që ju favorizon do ta peshoni mirë një zgjedhje që do të bëni dhe do t’ia nisni punës. Do t’i tejkaloni situatat e zënkave dhe do të jeni bujarë. E keni kuptuar se për të zgjidhur disa çështje nuk duhet thjesht të mendoni, por edhe të veproni.

AKREPI

Në ambientin që frekuentoni ka persona me të cilët keni të përbashkëta, por duke qenë se jeni i zënë me çështje të përditshmërisë, nuk e kuptoni. Mos ëndërroni udhëtime dhe ndryshime në vende utopike, nuk është koha të merrni nisma të reja.

SHIGJETARI

Pozicioni i Hënës do të bëjë që situata të acarohet. Luftojini mendimet e këqija me një shëtitje në park, apo duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Mund të bëni njohje të reja të këndshme. Do të përjetoni emocione të bukura.

BRICJAPI

Keni dëshirë të vendosni një mirëkuptim edhe më të thellë me personin e zemrës, që do të tregohet i gatshëm për bisedime. Keni përkrah një partner vërtet të veçantë. Do të zmadhoni rrethin e të njohurve dhe do të krijoni kontakte të shumta me njerëz të ditur.

UJORI

Me Hënën armiqësore mund të keni mosmarrëveshje me një familjar që ndërhyn në punët tuaja. Nuk keni fare dëshirë t’i thoni se si doni të silleni. Do të keni pika të përbashkëta me dikë që ka ditur t’ju tërheqë vëmendjen, por nuk do të jetë e lehtë të pajtoheni.

PESHQIT

Nëse në punë doni të jeni i qetë, përmbajuni në mënyrë të përpiktë rregullave dhe shmangni kundërshtimin e vazhdueshëm të veprimeve të eprorëve. Jeni të papërmbajtshëm edhe për gjërat me të vogla. Organizohuni mirë, pushoni më shumë, zbavituni me miqtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.