SHËNDET

Sa orë gjumë duhet të flemë?

17:08 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjumi. Të gjithë e dimë se na nevojitet dhe se sa ankohemi se nuk flemë mjaftueshëm.




Jemi vazhdimisht të lodhur, ndërsa luftojmë për të arritur ato gjumë tetë orë gjumë çdo natë.

Sipas ekspertit të gjumit Dr Neil Stanley, jo të gjithë kanë nevojë për tetë orë gjumë.

Ky është vetëm një nga shumë mitet e gjumit që shumë prej nesh e besojnë si të vërtetë.

Ja disa fakte që Dr. Stanley  tregon lidhur me gjumin:

1-Jo të gjithë kanë nevojë për tetë orë gjumë pasi jemi të ndryshëm dhe kemi nevojë për orë të ndryshme gjumi.

2-Gjumi varet tërësisht nga gjendja mendore. Mendje e qetë do të thotë gjumë çlodhës.

3-Jo çdo person që konsumon kafe para se të shkoj në shtrat ka probleme me gjumin. Me rëndësi është të njihni trupin tuaj dhe të veproni.

4-Stërvitja në palestër nuk ndikon tërësisht tek cilësia e gjumit.

5-Orët e nevojshme për gjumë nuk ndryshojnë me kalimin  e moshës. Por, ajo çka ndryshon është koha e gjatë për të na zënë gjumi dhe zgjimi i shpeshtë natën.

6-Adoleshentët kanë më shumë nevojë për gjumë sesa të rriturit, pasi ndryshimet në pubertet shkaktojë ndryshime fizike dhe emocionale për të cilat nevojitet më shumë gjumë.

7-Kur jemi sëmurë kemi nevojë të pushojmë dhe jo konkretisht të flemë më shumë gjumë.

8-Një gjumë i  keq gjatë natës, mund të pasohet edhe në netët e tjera. Prandaj është e nevojshëm një regjim ushqimor.

9-Pozicioni juaj sesi flini nuk tregon asgjë lidhur me personalitetin. Pasi gjatë gjumit ju ndryshoni rreth 12-20 pozicione.

10-Drita e telefonit ndikon në cilësinë e gjumit si edhe në kohën sesa flini. Rekomandohet që të fikni telefonat gjysmë ore para se të shkoni në shtrat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.