AKTUALITET

Dodona Pellazgjike, Tomorri, Tempulli mitik më i lashtë në botë, Kryemal i historisë së gjenzës shqiptare

12:00 - 22.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ferdinand Samarxhi, Mjeshtër i madh Ka ditë që rrugët që gjarpërojnë dhe të çojnë në malin e Tomorrit, në Teqen e Abaz Aliut, në majën e tij Çukë ku dikur ngrihej madhështor tempulli më i lashtë i botës, i Dodonës Pellazgjike, Orakull i Zeusit të kujtojnë ardhjen e qindra e qindra pelegrinëve që vinin nga të gjithë anët e botës përtej kufijve të kohëve të Ilirisë së Veriut e të tjera përreth saj. Tomorri ngjason këto ditë me një qytezë të ngritur rishtas, në faqe mali, koriesh e lëndinash të tij ku nuk mungon asgjë me njerëz e netë pa gjumë që të kujton si dikur festimet dhe aferomat që i kushtoheshin perëndisë së Apollonit siç thotë Pindari festimet e këtyre anëve të Dodonës dhe krahinave përreth ishin ngazëllim për të.




Njerëzit vinin këtu në Dodonë, pranë bijës së oqeanit, të detit, të qiellit dhe të dheut, tempullit të saj që siç thotë Eskili, shekulli V p.e.s. tek “Prometeu i lidhur”, 800,  “… Kur ju të keni arritur në Tokën e Molosëve Të Dodonës së Sipërme ka një Orakull të Jupiterit Thesprot …” Në librin VI, VII ai shprehet se Tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomorri i sotëm, për tu lutur dhe për të mësuar për fatin e ardhshëm të jetës.

Pamje televizive të fiksuara nga RTSH me rastin e përurimit të Odeonit

Tomorri, ky tempull i lashtë nis në histori nën një Gurrë Mitologjike dhe ngjitet deri në thellësi të shekujve ku vështrimi i studjuesve nuk arrin dot. Emri i tempullit të lashtë, Dodonës Pellazgjike, sot Tomorrit dokumentohet mjaft herët që në agim të shkrimit të poemave Homerike. Emri dhe historia e tempullit të malit të Tomorrit është e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila është Orakulli i Zeusit. Homeri në poemën “Ilida” thotë:

“O Mbret Zeus, Dodonës Pellazgjike

që banon larg duke sunduar Dodonën

(Tomorrin e sotëm) që e rrahin dimra të rëndë e të egër.

Këtu Zeusi deshi të ndërtohet

Faltorja më e vyer për njerëzinë,

Orakullin e Tij Dodonën Pellazgjike”.

Tempulli i lashtë i Dodonës në Epir

Historishkrojësi i vjetër P. Aravantioit, në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 pohon: “Dodona ishte qendër Pellazge para Helenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke, si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzitues e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helen”.

Historianët mendojnë se Dodona mëmë ka qenë në Tomorr dhe bijat në Janinë, Volos, Selanik, Itali. Gjurmimet në studimin e gjuhësisë, toponimisë, historisë, gojëdhëna e legjenda, gjurmime e zbulime arkeologjike, ndonshta një ditë do të identifikojnë Dodonën mëmë pellazgjike në Tomorrin e Shqipërisë.

Hesiodi shek. VIII-VII p.e.s. pohon “Dodona dhe Lisi ishin qendra e Pellazgëve”, se hyjnori Lykaon ishte i biri i Pellazgut, duke përforcuar kështu thënien e Homerit shekuj më parë, se Pellazgët , paraardhësit e gjenezës sonë ishin hyjnorë.

Herodoti fillimisht besonte se emrat e hyjnive vinin nga Egjipti, por duke kërkuar zboloi se ata kishin ardhur nga barbarët. Origjina e fesë vjen  nga barbarët, nga pellazgët dhe nga Shenjtorja Ilire Epirote e Dodonës. Prandaj Zeusi Perëndia më e fuqishme e mitologjisë Greke, deshi që Dodona të ndërtohej në këtë majë të lartë (Tomorr) dhe ajo të ishte Orakulli i Tij.

Herodoti që e ka vizituar këtë tempull,  kur flet për profecitë e Dodonës, priftëreshat e tempullit në librin e tij thotë: “Dodona faltorja e saj, ka qënë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para, tempulli më i lashtë mbi dhe”.

Hesiodi, libri i shtatë, fq.16, përmend si vend të faltores së Dodonës, qytetin Sella të Sellopisë. Në poemen “Carmina”, Hesiodi jo vetëm përshkruan Hellopinë , por edhe cilësohet si atdheu i Dodonës.

Tempulli i lashtë i Dodonës -Tempulli i Abaz Aliut

… Është një fushë Hellopia, Këtu në pjesën më të madhe. Është e nderuara Dodona

Hellopia, fusha e Dodonës Pellazge, lëvduar prej Hesiodit qysh në shek. VIII p.e.s. vazhon të thirret në gjuhën e vendit lopësia. Edhe vetë vendi rreth Dodonës u quajt Hellopia sikundër quhej edhe Eubea.

Stefan Bizantini për të lidhur më mirë vijimësinë dhe ardhjen e gjenezës pohon se Hellopia me të cilën lidhet emri i krahinës është Gurra Mitologjike e emrit ku pozicionohet tempulli. Hellopi ishte i biri i Jonit, emri etnik i Hellopies, krahinë përreth Dodonës. Joni është i biri i Durrahut. Joni është edhe i biri i mbretit Ilir Adria nga mori emrin deti Adriatik. Gjiri Jonian është gjiri ku lindi Zeusi , deti i Kronit dhe i Reas, sipas Pierre Grimanit, vendi ku shtegtoi nimfa arkage, Io-ja e ndjekur nga Zeusi sipas Eskilit dhe Ovidid. Deti Jon në hershmëri të thellë përfshin edhe detin Adriatik.

Dionis Halikarnasi në librin e tij të parë thotë se Pellazgu ishte i biri i Zeusit dhe i Miobës së Foronit. Demë se Zeusi ka lind në Arkadi, në viset e shqipërisë së sotme, se Foronidha përfaqëson Jonë, Evropën, një nga gratë e Zeusit, se emri i nimfës lidhet me detin Jon.

Presidenti Ilir Meta drejtëpërdrejtë në RTSH duke
përshëndetur nga festa e Malit të Tomorit, Abaz Aliut

Priftëreshat e tempullit, gugutitnin gjuhë barbare

Priftërinjtë që shërbenin në tempull, edhe popullsia në viset përreth fliste gjuhën e pellazgëve. Dhe vizitorët që vinin nga krahinat greke ishin të detyruar të merrnin vesh më përkthyes. Popullsia e Atamanisë(Aspropotam, nahijet e Xhumrekës e të Kalaritës) ishte pellazge, paraardhëz të gjenezës sonë. Qendra shpirtërore e tyre ishte tempulli i famshëm i Dodonës.

Tri plakat e Orakullit të Dodonës, që përmend Straboni, lidhen me emrin e fisit “Graik”- “Gratë” që lokalizoheshin pikërisht në Epir. Fjala “Gra” është vendase, pellazge, ilire, shqipe. Sipas babait të historisë, Herodotit, feja helene e Athinës buron nga atëdheu ku ndodhet Dodona, nga Arkadia, nga “Pleqtë”, dmth nga Pellazgë, nga Epiri. Sami Frashëri shkruan se edhe kohët më të lashta, të qytetëruara të Greqisë, Tempulli i famshëm i Dodonës që ndodhej në Epir, u përkiste pellazgëve. Gjeneza e vendit tonë që ka patur disa Orakuj të Zeusit, jo vetëm në trojet tona por edhe në Libi e në Egjypt ka një Dodonë famëmadhe disa Orakuj të Zeusit, edhe jashtë Epiriote Toske.

Tradita mitologjike dhe historike dëshmon se banorët e lashtë të këtij vendi quheshin Arë, Argë, Arkadhë dhe më pas Pellazgë, Likaonë, Dorë, Kadmej, Heraklidë, Hylejë dhe në antikitet Ilir. Në kohët e historisë Homerike banorët e këtyre vendeve quheshin pellazge, në antikitet epiriot dhe ilir, sinonimet e emrave të përgjithshëm etnik kombëtare të gjenezës tonë.

Ferdinand Samarxhi drejtëpërdrejtë në RTSH duke
transmetuar festën e Malit të Tomorit, Abaz Aliut

Dodona është ndërtuar në një epokë shumë të hershmë, në epokën mitologjike. Lidhja Argë- Pellazgë- DodonëLikaone- Aiakas- Pirrej- Hyllej- Heraklide- Epiote- (Thesprote- Mollose) është lidhje vertikale e drejtpërdrejt e banorëve, e gjenezës sonë.

Homeri tek “Iliada” thotë: “Pas Enianëve vijnë Perrebetë, që banojnë rreth Dodonës dimërkeqe”. Këto dy fise sipas Omerit ishin pjesmarrëse në luftën e Trojës dhe banues pranë Dodonës Pellazge.

Pindari pohon: “Prej Dodonës nisin fushat ku kullosin gjedhët” , saktësisht fushat Dodoniane janë fushat para Tomorrit, myzeqeja, fusha e shqipërisë perëndimore, fusha e Elbasanit.

Dodona është vend malor… thotë Staboni, gjeografi Grekë. Talarët, fis i Molosëve, janë ata që banojnë pranë këtij mali, këtij vendi.

Straboni na mëson se Orestët, banorët e Orestiadhës (krahinë e vjetër e Beratit) banonin në gjithë rrethin e Tomorrit e Beratit, dhe morën emrin nga Oresti, i biri i Agamemnonit, komandantit të ushtrisë greke në luftën e Trojës. Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, nga më të moçmit, Pellazgët, Arkadhët dhe Tirrejtë.

Në librin e dytë Dionis Halikarnasi pohon se Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur, për të kërkuar mendimin e perëndisë, ku gjetën edhe ata trojanë që kishin ikir bashkë me Helenën.  Enea mbërriti në vendin e Enianëve, me të cilin e lidhë jo vetëm emri i përbashkët por siç duket edhe origjina.  Halikarnasi fakton se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatët , vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bëntë luftë sepse ishin të shenjtë. Meqënëse vendi nuk i ushqente dot të gjithë me porosi të Orakullit të Dodonës, u hodhën në Itali, në Ombri, në lumin Pad ose Spinë.

Në lashtësi figurohen disa qytete Epiriote me këtë emer por edhe gjiri elatea në Efyrë. Diku mes Gjirokastrës dhe Sarandës së sotme figurojnë dy qytete Helanon dhe Helakranon, fjalë kun ë rrenjë të tyre gjendet helliopia, helloi, selloi, ahello, hellan me rrenjët “hell” duke faktuar se mishi i therur për nder të Zeusit dhe Dodonës Pellazgjike piqej në hell, si blatim për perëndintë. Këtu e ka prejardhjen edhe kurbani që bëhet sot Në Tomorr, Dodonën pellazgjike, që nga thellësitë e lashtësisë së kohëve që kanë ardhur dhe vijojnë edhe në ditët e sotme. Gjithë Epiri është “helli”, “ selleis”, vendi i shkuljes në hell të mishrave të pjekur si flijim dhe blatim për perëndinë.

Abaz Aliu shejëtori i epopesë së Qerbelasë

Tomorri perëndi e gjithë shqiptarëve.

Popullsia rreth Ilirisë e më tëj e quante atë vend të perëndive, citon – Gesandtlen Erich Luckëald.

Çdo vit këtu mblidhen besimtarë të të gjitha feve për të festuar ditën përkujtimore të tempullit.

Roland Matheë thekson se çdo vit, në ditë gushti, bëhej një pelegrinazh në majë të tempullit dhe flijoheshin shumë kafshë në adhurim të dikujt a të diçkaje, që nuk mund ta thoshin. Qindra e qindra besimtarë të krishtërë dhe besimive të tjera ju bashkoheshin vargut të pelegrinëve.

Tempulli i lashtë i Dodonës lidhet me historinë dhe legjendën e ardhjes së shenjtorit të luftës së Qerbelasë, Abaz Ali në Tomorr siç thotë rilindasi ynë i madh Naim Frashëri në poemën “Qerbelaja”.

…Ç’është ai që shkon kaluar

Ikën si veriu

me dy tre foshnja në duar

është Abaz Aliu…

Abaz Ali zu Tomorrë

Erdhi afër nesh

Shqipëris s’mbet e gjorë

Se Zoti atë e desh.

Qerbelaja një histori e madhe për njerëzimin

Në fushën përvëluese të Qerbelasë, kur Abaz Aliu vuri re buzët e thara dhe të përlotura të fëmijëve të Imam Hysenit rrëmbeu kacekun dhe u nis për të dhënë provimin më të madhë të jetës së tij.

Mitologjia na kujton se, Abaz Aliu në malin e Tomorrit erdhi, jo vetëm për të mëkuar foshnjat, por u mëkua nga ky vend, trashëgoj fuqitë e tij të mbinatyrshme dhe prej këndej pas pesë ditësh shkoj në Olimp prandaj dhe pelegrinazhi në malin e Tomorrit që nga koha e ardhjes në të e Abaz Aliut, sipas legjendës kremtohet nga data 20-25 gusht, për pesë ditë rresht, në përkujtim, në përkujtim të ditëve të qëndrimit dhe të largimit të tij.

Hysen Tusiu, misionar i parë që përhapte kuranin e atëhershëm, të shkruar me dorë, Islamin me simbolin e tij shpatën, kishte ardhë në trojet tona me një torbë Dhe të marrë nga vendi ku kishin rënë dëshmorët e Qerbelasë, Imam Hyseni dhe Abaz Aliu. Duke mësuar se në këto troje gjendej tempulli më i lashtë i Dheut, faltorja e Dodonës dhe Orakulli i Zeusit, vendi më i parë dhe më i hershëm i shenjtë siç pohon dhe Homeri, populli më hyjnor, vendosi dhe erdhi pikërisht në këtë tempull, në majën e tij më të lartë, varrosi torbën me dhe, duke krijuar kështu mekamin e Abaz Aliut. Duke qenë se Bektashinjtë përqafojnë më mirë se kushdo lëvizjen e thënies së Profetit Muhamet se “Pa Atdhe nuk ka Fe” dhe duke u nisur nga vetë jeta e heronjve mitik, që jeta e tyre ishte përkushtim për perënditë, u përkujdesën veçanëtisht në shërbim të shenjtërimit të këtij tempulli të lashtë.

Që në atë kohë tradita vazhdon edhe në ditët e sotme pa dallim midis besimeve se bektashizmi është ndër primarët e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.

Gesandtlen Erich Luckëald duke folur për shenjtërinë e këtij tempulli të shenjtë për kohët e hershme mitike e të më pasme citon se çdo vit këtu mblidhen besimtarë të të gjitha feve për të festuar ditën përkujtimore të tempullit nën drejtimin e klerikëve bektashinj

Roland Matheë duke folur për këtë tempull të lashtë të Dodonës, Tomorrit  të sotëm thekson se qindra e mijëra të krishterë j’u bashkuan vargut të pelegrinëve. . Tomorri është perëndia i të gjithë shqiptarëve, të krishterë e myslimanë…

Miti i lashtë i Dodonës pellazgjike –heroi i Qerbelasë, Abaz Aliu, Simbol pelegrinazhi, adhurim i hershëm dhe i sotëm

Njerëzimi në historinë e tij krahas nevojës që ka ndjerë për t’ju drejtuar perëndisë ka treguar gjithmonë forma lavdërimi për të, për shenjtorët, për vendet e tyre. Njeë prej formave është dhe venerecion shenjtërimit të vendeve, vendprehjeve të shenjtorëve që i kanë cilësuar si vende të shenjta dhe të adhururara. Libri i kuranit të shenjtë duke treguar historinë e shtatë shenjtorëve te Efisit (Ephesus) thuhet. “Ne bëmë që historia e tyre të jetë publike në mënyrë që populli të dinte që premtimi i zotit është i vërtetë dhe se nuk ka dyshim, për ardhjen e dtës së gjykimit”. Ata filluan të diskutojnë me njëri –tjetrin mbi çështjen (e ringjalljes), dhe disa thanë: “Ndërtoni atyre një ndërtesë (të jetë e shenjtë) zoti i tyre di më mirë për ta (Sure El-Kehf, vargu 21, fq.342)”. Ndërtesa të tilla, janë ndërtuar pa pushim nga njerëzit për të kërkuar bekime nga profetët, shenjtorët për të treguar respekt dhe për të praktikuar ceremonitë dhe ritualet e përcaktuara të adhurimit të tyre.
Çështja e të vizituarit të vendprehjeve të profetëve, pasuesve të tyre shenjtorëve, ka qenë një traditë e pandërprerë, e cituar nga fjalët e profetit muhamet a.s., veprat dhe pohimet.

Nga ditët profetike thuhet se: “Kur ta ndjeni veten ngushtë do ti drejtoheni vendeve të mira, ata e dinë hallin tuaj”. Vendprehja Kanotaf e Abaz Aliut është një prej shtëpive mbi të cilën zoti i plotfuqishëm tha: “shtëpitë që Allahu ka shpallur që të jenë tepër të respektuara dhe emri i tij të përmendet aty me nderim në mëngjes dhe në mbremje (kurani 24-36)”. Të vizitosh Abaz Aliun sot pas vdekjes së Tij, është njëlloj si ta vizitosh atë gjatë jetës së tij. Kjo sepse profetët, shenjtorët, martirët janë gjallë me zotin e tyre.

Ferdinand Samarxhi, Qerbelaja epope

ngdhënjyese e demokracisë së njerzimit

Kurbani i Malit

Njeriu gjithnjë ka ndjerë nevojën ti drejtohet zotit, gjë që e ka manifestuar në forma dhe mënyra të ndryshme nëpërmjet saktifikimit të vetvetes, forma që ka kërkuar të përfitojë simpatinë e zotit dhe të meritojë dhuntitë e tij. Flijimi i njerëzve në religjonet e vjetra dhe primitive është shprehje tipike e bestytnive që ka pasur forma të tmerrshme jo humane. Këto forma sakrifice, latinët i quanin “do ut des” Jap që të më jep mua. Këto raporte në Islam janë të panjohura. Duke qenë se njeriu është qënie jo e përkryer zoti gjatë gjithë historisë ka çuar për njerëzit, të dërguarit e Tij, Profetët, në kohëra të ndryshme për të ndihmuar njeriun në çdo drejtim dhe në pikëpamje të flijimit duke humanizuar sakrificën, duke fisnikëruar atë e larguar nga motivet primitive, supersticioze, egoiste, idhujtare më motive fetare altruiste, humane dhe sociale.

Kurbani është akt i flijimit sublim, i gadishmërisë së njeriut për të flijuar gjenë më të shtrenjtë, më të dashur që posodojme në emer të krijuesit, jo për ti bërë qefin krijuesit por  për se ndërtimin e porosive të fjalëve të krijuesit për mirëqënien tonë individuale dhe shoqërore. Zoti është i plotë mjaftueshëm, jashtëkohor, hapsinor dhe nuk është i ndikuar nga ligjet dhe rregullat e botës ekzistenciale. Zoti vërtetë nuk ka nevojë për askë në tërë botën. Thelbin, esencën e kurbanit e shpjegon vetë Zoti në Ajetin Kuranor. Tek Allahu nuk arrin as mishi (i kurbanit) as gjaku i tyre, por tek ai arrin Takvallëku juaj (devotshmëria). Kjo do të thotë se kafsha e flijuar është ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Shembulli më i mirë për këtë është Hazreti Ibrahim, i cili si baba pranon të flijojë të birin Ismailin dhe shembulli i Ismailit që pranon të flijojë gjenë më të shtrenjtë vetveten. Rasti i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. ëahtë rast i papërsëritëshëm në historinë njerëzore dhe si i tillë duhet të ndikojë insipirativisht tek ne në kohën tonë kur po humb çco vlera, kur njeriu po hum btë qënit njeri.

Kampingu madhështor nga peligrinazhi i malit të Tomorit

Vetdija se flijimi i një pjese të krijesave te tjera në dobi të një pjese tjetër- është çelësi i shpëtimit të një bashkësie nga shkatërrimi i kategorive etike dhe besimit. Është shkalla më e lartë që kurani kërkon të arrijë tek qënia njerëzore e tij, lartësimin e ndegjegjes dhe jo degradimin e saj. Pra kurbani është rast unikal simbolik dhe praktik i demostrimit të besimit që ndikon të unifikohet dimensioni shoqëror dhe religjos.

Në këtë kontekst tradita vazhdon dhe në Tomorr ashtu si dikur që bëheshin kurbanët në blatim dhe kushtime ndaj perëndisë edhe sot ky rit vazhdon si demension njerëzor religjos. Për rreth pesë ditë në Tomorr vijnë te ky tempull i lashtë i Dodonës pellazgjike, te ky tempull vendprehje e Abaz Aliut rreth 500 mijë pelegrinë të cilët luten, adhurojnë, blatojnë zemrat e tyre për perëndinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.