Homo Albanicus

A duhet shfrytëzuar imazhi i keq i shqiptarit?!

17:21 - 18.10.19 Ben Andoni
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dikur në muret e një universiteti të huaj, shkruhej diçka që lidhej me cilësinë e kanabisit të Cakranit. Do ishte i bekuar ai që e gjente!!  Koha do provonte që jo vetëm aty, por Shqipëria do të mbillej kudo me kanabis. Sapo lajmi mori formë ndërkombëtare, Shqipëria do të kthehej në një simbolikë për kanabisin…Dhe, imazhin e keq, që shoqëronte djemtë e fortë së të keqes, që vëzhgonin për të dhe që mbollën ngado në vend dhe nëpër botë viktima.




Buxheti i Ministrisë sonë të Kulturës është një nga më të voglit syresh, krahasuar me dikasteret e tjera. Kur dëgjon axhendën dhe angazhimin e znj. Margariti, gjuhën e drunjtë të shefes së Ministrisë së Kulturës, ndjen vërtetë keqardhje, pikërisht prej mosdijes por më shumë mos ndjesisë së saj ndaj këtij imazhi. Por a mundet ajo të ndryshojë diçka?! Është afërmendsh që jo. Me staturën dhe anonimatin, ajo nuk mund të bëj dot asgjë, përveçse të bëhet e vetëdijshme. Më shumë akoma tashmë që e xhirojnë një sërë faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, ku ajo me këtë staturë kuptohet se nuk i frenon dot. Ndaj zonja thjesht lexon fjalime dhe udhëton…

Në fakt argumenti shkon për mungesën e strategjisë për të përballur imazhin e shqiptarit të keq, që fryhet jo pak nga të huajt (brenda dhe jashtë vendit), por edhe nga vetë shqiptarët për argument politik. Vetëm në Shqipëri e sheh këtë ngazëllim për bllokimin e hapjes së Negociatave.

Problemi është se imazhi i shqiptarit të keq është gjithnjë e më shpesh në filma të huajt, me audienca shumë masive dhe që përcjellin disi perceptimin e huaj për ne. Të gjithë flasin për shqiptarin e keq, por pak i bën përshtypje autoriteteve tona se shqiptari “i keq” tashmë është i fuqizuar dhe ka qytetari të denjë dhe bash ndërkombëtare me kriminelët e mëdhenj, që janë pjesë të vendeve që kontribuan në imazhin tonë. Ky është shqetësim, por më i madh është se pse nuk mund ta zbusim disi.

Në filmin “Taken” apo në “Dead man down”, në shumë filma të vendeve fqinje, shqiptarët janë portretizuar si burrat e këqij, që bëjnë ligjin e të keqes. Portretizohen të tillë dhe me një përgatitje kaq speciale saqë të duket se edhe MAFIA e ul kokën para tyre! Shqiptarët që luftuan krahas ISIS-it, ata që e mbysin Evropën me drogë, tutorët e egër, i has shpesh me fytyrat e vrazhda dhe pa asnjë shprehje paqësie në filma me buxhete bajagi të madhe.

Kjo është përpjekja që i duhet tashmë Ministrisë së Kulturës, të paktën të ndihë Turizmin, duke e përdorur këtë imazh në shembujt e kundërt. Italianët na dhanë një shembull me filmin “Benvenuti al Sud” për të hequr të gjitha stigmat e dallimeve por edhe të Italisë problematike me filmin e zgjedhur. Dikasterit tonë të Kulturës i duhet jo thjesht të prodhojë imazh dhe të bëjë politika imazhi, por edhe “të ndihë” imazhin e keq dhe fallco të shqiptarit në dobi të turizmit. Pra veçmas përmirësimit dhe ta përdorë…!

Francës, Danimarkës, Hollandës nuk ia dalim dot në paragjykimet e tyre, por aman kemi një mundësi që në vend të humorit të zi, që kemi bërë deri tani, të luajmë e shfrytëzojmë shumë imazhin e “Ne” të këqijve, pasi vetëm kështu mund ta zbresim e ta relativizojmë përfytyrimin e shqiptarit të keq, atë që Makron dhe shumë në Evropë e kanë të rrënjosur thellë në mentalitetin e tyre përjashtues. Por për këtë Margariti dhe bashkëpunëtorët e saj duhet të punojnë dyfish për të rritur buxhetin e më tepër se kaq të mendojnë sesi ta kthejnë imazhin e keq në përfitim. (Homo Albanicus)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.