SHËNDET

Kush duhet të bëjë kujdes nga konsumimi i çajit jeshil

15:45 - 13.01.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çaji jeshil është një ndër çajrat bimorë më të vjetër të njerëzimit. Atij iu dha rëndësi e menjëhershme për përfitimet që i sjell shëndetit, ku ndër më të njohurat është rënia në peshë. Për shkak të këtyre përfitimeve, çaji jeshil është përdorur gjerësisht, duke neglizhuar disa nga efektet anësore që shkakton. Konsumimi i tepërt i çajit jeshil sjell probleme në shëndetin e njeriut. Efektet anësore vijnë si pasojë e kafeinës së pranishme në çaj dhe përfshijnë simptoma si, dhimbje koke, nervozizëm, pagjumësi, diarre, rrahje zemre të çrregullta e të tjera. Është vërtetuar se çaji jeshil shkakton disa probleme kur konsumohet me tepri, ose shkakton probleme te njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje.




Probleme me stomakun
Tanini në çajin jeshil rrit acidin në stomak, duke shkaktuar kështu dhimbje stomaku ose kapsllëk. Çaji jeshil nuk duhet të konsumohet me stomakun bosh. Sugjerohet të konsumohet vetëm pasi të keni ngrënë diçka. Njerëzit që vuajnë nga ulcera nuk duhet ta konsumojnë atë.

Mungesë hekuri
Çaji jeshil pengon trupin të marrë hekurin nga ushqimi. Konsumimi i tepërt mund të jetë fatal. Një studim në vitin 2001 tregoi se ekstrakti i çajit jeshil ul përvetësimin e hekurit me 25 për qind.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Çaji jeshil përmban kafeinë, katekinë dhe taninë. Këto substanca lidhen me rreziqet e shtatzënisë. Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijët me gji, konsumoni 2 filxhanë me çaj jeshil në ditë. Konsumimi më i tepërt sjell efekte negative dhe rrit rrezikun për të pësuar abort.

Anemia
Katekina në çajin jeshil shkakton uljen e përvetësimit të hekurit në trup. Nëse keni mungesë hekuri, si për shembull anemi, Instituti Kombëtar i Kancerit rekomandon që çaji të konsumohet mes vakteve.

Probleme me zemrën
Kafeina në çajin jeshil shkakton rrahje të çrregullta zemre.

Diabeti
Kafeina në çajin jeshil ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak. Bëni kujdes me nivelin e sheqerit në gjak nëse vuani nga diabeti, dhe konsumoni pak çaj jeshil.

Fëmijët nuk duhet ta konsumojnë
Tanina në çajin jeshil pengon përvetësimin e lëndëve ushqyese, si proteinat dhe yndyrat te fëmijët.

Probleme me mëlçinë
Ekstraktet e çajit jeshil janë të lidhura me disa raste të dëmtimit të mëlçisë. Çaji jeshil e përkeqëson më shumë mëlçinë e dëmtuar. Por cila është sasia e lejuar e çajit jeshil, brenda së cilës të marrim efektet më të mira të kësaj pijeje, në thelb të mrekullueshme? Sipas Dr. Zuo Feng Zhang, një kërkues në UCLA dhe “University of Maryland Medical Center”, dy deri në tre filxhanë çaji në ditë do të ishte masa ideale. Tejkalimi i kësaj mase do të sillte më pas si pasojë të gjitha efektet që përmendëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.