Rajoni

Policia ndalon kamionin, gjen brenda dhjetra emigrantë të paligjshëm, bie në pranga shoferi

21:13 - 15.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Maqedoninë e Veriut tha se ka gjetur 36 migrantë në një kamion, të cilët besohet se kanë hyrë në këtë vend ilegalisht nga Greqia.




Shoferi i kamionit u arrestua ndërsa Policia tha të mërkurën se oficerët e kanë ndaluar kamionin pranë qytetit të Strumicës.

Sipas saj, migrantët në kamion përfshinin shtetas sirianë, afganë, pakistanezë, irakianë dhe të Kamerunit.

Ata u dërguan në një qendër për ndalimin e migrantëve në Gjevgjeli, përpara se të dëbohen për në Greqi, thanë autoritetet.

Migrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut shpesh i shfrytëzojnë vendet e Ballkanit si rrugë tranzit për të arritur në vende të Bashkimit Evropian, transmeton REL.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë ditë më parë se, gjatë vitit 2019, autoritetet kanë parandaluar rreth 20,000 tentime apo kalime ilegale të kufirit – shifër kjo më e lartë se në vitin paraprak, kur janë parandaluar rreth 15,000 kalime të tilla ilegale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.