Kronikë

Ngjarje e rëndë/ Ekzekutohen me breshëri plumbash burrë e grua, gjenden pa shenja jete në banesë

15:53 - 22.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Prizren, ku një burrë e një grua janë ekzekutuar me breshëri plumbash.




Viktimë kanë mbetur shtetasit me iniciale D.H dhe S.H, burrë e grua, të cilët janë gjetur pa shenja jetë në banesën e tyre, në lagjen`Ortakoll´, raportojnë mediat fqinje.

Raportohet se, në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ekipi nga Instituti I Mjekësisë Ligjore të cilët kanë konstatuar dhe vdekjen e dy shtetasve.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.