KULTURË

“Tirana, 100 vjet kryeqytet” shënohet me ekspozitë

10:30 - 12.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Kalanë e Tiranës sollën sot një ekspozitë të kuruar për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Në ekspozitën “Tirana, 100 Vjet Kryeqytet” janë paraqitur dokumente origjinale dhe 12 vula fizike që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror gjithashtu dhe fotografi të ekspozuara nga Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë.




Në ekspozitën kushtuar 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet u prezantuan dokumente origjinale, mes tyre aktet e para, njoftime për shpalljen e Tiranës Kryeqytet të përkohshëm të viteve 1920-1921, Statutin themeltar të Republikës së Shqipërisë të vitit 1925 ku Tirana shpallet zyrtarisht Kryeqytet, si dhe 12 vula fizike të administratës së Tiranës ndër vite. Gjithashtu disa qarkore, vendime të marra nga administrata e Tiranës nga viti 1928-1997 ku shihen mjaft qartë vulat dhe evolucioni i tyre. Të gërshetuara në këtë ekspozitë janë edhe imazhet e Tiranës, ngjarjeve historike të shkrepura në fotografi ndër vite, të prezantuara nga Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë.

Njëherësh dje u çel edhe një tjetër ekspozitë nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, duke përkujtuar kështu një ngjarje të rëndësishme historike për shtetin shqiptar. Përmes koleksioneve nga fondi i arkivit, ndiqet rrugëtimi patriotik dhe shpirtëror, traditat, kulturën, historinë, arkitekturën dhe zhvillimin e Tiranës si kryeqytet. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Hollin e Bibliotekës Kombëtare, nga data 11-18 shkurt 2020.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.