EKONOMI

Njohja e ndërsjellë të patentave Shqiptare në Gjermani/ Nisin negociatat, përfitojnë 30 mijë shqiptarë

13:09 - 15.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria dhe Gjermania kanë nisur zyrtarisht diskutimet për njohjen e ndërsjellë të patentave. Nëse kjo finalizohet, përfitues janë rreth 30 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në Shqipëri ka mbërritur një delegacion gjerman për këtë çështje. “Së bashku me zv.ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Guido Zielke, drejtor i përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe znj. Renate Bartelt-Lehrfeld, drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit në Berlin, vizitë e cila ka si qëllim informimin nga afër të palës gjermane me procesin e trajnimit dhe të testimit për marrjen e leje drejtimit në Shqipëri.




Një takim i rëndësishëm, me qëllim vijimin e vlerësimit të mëtejshëm të kërkesës së Republikës së Shqipërisë për njohjen e konvertimit të leje drejtimeve shqiptare në Gjermani. Proces i cili ndihmon rreth 30,000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. I pranishëm në takim ishte dhe zv.ambasadori gjerman, Z. Johannes Dietrich.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.