EKONOMI

Shqipëria pritet të vendosë kufij tavan për interesat e kredive

10:30 - 18.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria pritet të vendosë kufij ligjorë për interesat e aplikuara në kredidhënie. Institucionet përgjegjëse për stabilitetin financiar po punojnë për të hartuar një projektligj që do të vendosë nivele tavan për normën efektive të interesit. Norma efektive e interesit përfshin të gjitha kostot që klienti paguan për kredinë ku përveç normës nominale të interesit, përfshihen edhe komisionet apo tarifat e tjera shtesë që paguhen për kredinë përfituar. Projektligji pritet të përgatitet këtë vit dhe do të ketë kryesisht si objekt institucionet financiare që japin kredi të vogla, brenda një kohe shumë të shkurtër dhe vetëm me një dokument identifikimi. Aktiviteti i këtyre kompanive është bërë objekt debatesh, pikërisht për shkak të normave shumë të larta të interesit që ato aplikojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma vjetore e interesit për huatë e dhëna nga këto subjekte mund të arrijë deri në 127%. Në ligjin e posaçëm që pritet të propozohet, interesat nuk do të lejohen të arrijnë nivele treshifrore. Ndonëse kufiri tavan nuk është vendosur ende zyrtarisht, mendohet se interesat e lejuara mund të jenë deri në një të tretën e interesave maksimale që aplikohen sot nga institucionet e kredidhënies. Në fund të vitit 2019, Kosova u bë vendi i parë në Europë që adoptoi një linjë të ashpër kundër institucioneve financiare që ofronin kredi me interesa shumë të larta. Banka Qendrore e Kosovës hoqi licencën dhe nisi procedurat e likuidimit për dy kompani të këtij lloji.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.