Kronikë

Mediat italiane shkruajnë për mbetjet kancerogjene në Vlorë: Janë kryer të paktën 15 importime

18:36 - 21.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat italiane kanë komentuar kapjen e mbetjeve kancerogjene në Vlorë , të cilat ishin importuar nga Italia.




Dy kompanitë “Delfini 1” dhe “Kormuzi” kishin kryer të paktën 15 importime të tjera nga Italia drejt Shqipërisë, shkruajnë mediat italiane.

Ende nuk dihet niveli i rrezikshmërisë së mbetjeve, por mediat italiane thkesojnë se përmbatja e tyre duhet të qartësohet. Ndër të tjera ”Delfini 1” ka deklaruar se po pastronin kimikate në Shqipëri kurse çështja tashmë i ka kaluar SPAK-ut.

Për ngarkesën e ardhur me anë të tragetit të linjës Brindisi- Vlora janë arrestuar 6 persona ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

Në një operacion të planifikuar Policia gjeti në traget qese të zeza me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.