Kosova

Albin Kurti nuk tregohet miop, ndërpret “luftën” me SHBA. Hiqet taksa 100% ndaj mallrave serbe

18:57 - 27.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe. Mirëpo, ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë.




Në një konferencë për media, kryeministri Kurti ka deklaruar ky vendim do të zbatohet nga 15 marsi, duke shtuar se nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

“Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë,

Nëse pala serbe dëshmon në ndalimin e fushatës dhe barrierave, atëhëre duke filluar nga data 1 prill qeveria do ta heq tërësisht tarifën për import për një peridhurë prej 90 ditësh”, ka thënë Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.