Horoskopi

Horoskopi i datës 12 Mars 2020

06:00 - 12.03.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqetësimi i tepërt mund t’ju shkaktojë ankth. Partneri/partnerja juaj do të tregojë kujdes të veçantë ndaj jush. Do të ketë momente gjatë kësaj dite që do të dëshironi të qëndroni vetëm.

Disa persona mund të ndikojnë në vendimet tuaja. Mos u mbështesni maksimalisht tek të tjerët dhe mësohuni që të përballeni vetë me çështje të rëndësishme në jetën tuaj. Sot do të jetë një nga ato ditë, kur dashuria do të zëvendësojë gjithçka për ju.

Mbështetja e madhe nga anëtarët e familjes suaj do të sjellë rezultatet e dëshiruara. Ekziston mundësia të takoni një mik të vjetër, me të cilin do ndani shqetësimet tuaja. Mos u bëni pesimist dhe shfrytëzojini maksimalisht energjitë tuaja.

Përpiquni të përmirësoni në përgjithësi shëndetin tuaj për një jetë më të mirë. Mos jepni para hua gjatë kësaj të enjte. Beqarëve të kësaj shenje do iu paraqiten mundësitë për romancë. Duhet të mësoheni t’i jepni kohë të tjerëve për vendime të caktuara.

Do të ndiheni të mbushur plot energji. Është dita e duhur për të rregulluar marrëdhëniet me personat që keni pasur probleme kohët e fundit. Partneri/partnerja juaj mund t’ju surprizojë me diçka mjaft të këndshme.

Besimi në vetvete është thelbësor për personat e kësaj shenje që luftojnë me sëmundje kronike. Shijoni mbrëmjen me familjes tuaj dhe shmangni shqetësimet e kota. Dita e duhur për biznes.

 

Miqtë do të tregohen mbështetës ndaj jush dhe do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Ka gjasa të përfundoni të gjitha detyrat, para afatit të caktuar. Sa i përket marrëdhënies suaj në çift do të kuptoni që po e dashuroni gjithnjë e më shumë partnerin/partneren tuaj.

Ekziston mundësia të mos ndiheni mirë nga ana shëndetësore. Një rritje e papritur e shpenzimeve tuaja mund t’ju sjellë shqetësime. Përpiquni të shmangni kujtimet e këqija.

 

Jeta në familje do të jetë e paqtë. Është dita e duhur për biznesmenët e kësaj shenje për të zhvilluar negociata me klientë të rinj. Do të keni dëshirë të kryeni aktivitete si në fëmijëri.

Përpiquni që idetë tuaja të reja ti ktheni në realitet. Ekziston mundësia e përmirësimit të gjendjes financiare. Bëni gjithçka mundeni për të shmangur rutinën në çift.

Përpiquni ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin në çift. Vetëm kështu do të mund të keni harmoni mes jush. Prindërit mund të shprehin zhgënjim ndaj jush. Bëni kujdes me fjalët nëse përfshiheni në debat me ta.

 

Ekziston mundësia të shpenzoni një shumë të konsiderueshme parash, çfarë do të jetë domosdoshmëri. Në aspektin profesional mund të përballeni me zhgënjim, për shkak të dështimit të mundshëm të një projekti. Në aspektin personal, rekomandohet të mos veproni pa marrë mendimin e partnerit/partneres suaj,


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.