Kosova

Kosovë/ 77-vjeçari i ardhur nga Italia rezultoi pozitiv me koronavirus, një fshat i tërë në karantinë

20:06 - 13.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

77- vjeçari në Kosovë i cili është një ndër dy rastet e para të regjistruar me koronavirus kishte 8 ditë që kishte ardhur nga Italia. I moshuari në fjalë është nga fshati Stubëll i Vitisë.




Kryetari i Komunës Sokol Haliti ka bërë me dije se 15 persona të stafit mjekësor që mjekuan fillimisht të moshuarin janë futur në karantinë, ndërkohë pritet që të futet në karantinë i gjithë fshati Stubëll.

“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti për klankosova.

Sot u konfirmua dy raste me koronavirus, një prej të cilëve 77- vjeçari nga Kosova i cili hyri në vend më 5 mars dhe një tjetër 20- vjeçar italian prej të cilit janë izoluar tashmë 3 familje në Klinë pasi dyshohet se kanë pasur kontakte me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.