Kryesore

Greqi/ Arrin në 4 numri i viktimave nga koronavirusi, humb jetën 53 vjeçari punonjës në spitalin e Kozanit

09:39 - 15.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrin në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Viktimë ka mbetur një 53 vjeçar i cili punonte në spitalin e Kozanit.




Ai ka qenë shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të AHEPA për disa ditë.

Ishte një 92 vjeçar personi i parë që humbi jetën nga koronavirusi nga Ptolemiada, i cili u shtrua në spital pasi rezultoi pozitiv, ndërsa edhe dy të afërm të tij ishin të infektuar. Ndërsa të enjten humbi jetën një 66 vjeçar në Patra. Gjithashtu dhe një 67 vjeçar nga ishulli Zakinthos u shënua viktimë në të njëjtën ditë.

Numri i të infektuarëve në Greqi ka arritur në 280, ndërsa autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe universitetet, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.