BOTA

Lajme të mira nga Italia/ Bie numri i të vdekurve, Anglia kap rekord negativ

19:19 - 04.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajme të mira vijnë nga Italia, ku mediat raportojnë se janë shëruar 20 mijë persona nga Koronavirusi. Dhe më pak të  të sëmurë në terapi intensive. Ndërkaq numri i të vdekurve për 24 orët e fundit është 681. Një ditë më parë në Itali u shënuan 766 të vdekur. Numri  total i viktimave ka shkuar në 15 000 persona gjithsej.




Ndërkaq në Britaninë e Madhe është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar 708 persona duke e çuar në 4613 numrin total të vdekjeve. Numri i të vdekurve është rritur krahasuar me një ditë më parë ku humbën jetën 684. Po ashtu edhe numri i të infektuarve është rritur krahasuar me një ditë më parë me 3735 duke e çuar numrin total në 41 903.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.