Kryesore

Kampionati shqiptar nis më 3 qershor, ja prapaskenat me UEFA-n që detyruan FSHF-në të…

13:49 - 13.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionati shqiptar do të rinisë më 3 qershor, duke rënë poshtë varianti për rifillimin e kampionatit në 31 maj. Pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, u vendos që kampionati të rinisë në 3 qershor. Mësohet se duke parë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe argumentave jo bindëse për të mos e filluar kampionatin, FSHF, ka qenë e detyruar për të bërë gjithçka për ta rinisur.




Shumica e klubeve të Superiores, nuk donin që kampionati të vazhdonte, duke parë edhe kushtet e pafavorshme, por në fund është rënë dakord që gara të vazhdojë. “Panorama Sport” mëson se në rast se nuk të zhvillohej kampionati, atëherë UEFA mund të skualifikonte për këtë sezon, ekipet shqiptare nga pjesmarrja në Kupat e Europës. Nëse do të ndodhte kjo atëherë do të kishte një kolaps të vërtëtë financiar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.