Kryesore

Maturantët rikthehen të hënën në shkollë, mesazhi i Besa Shahinit: Gjithçka gati!

16:06 - 16.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se gjithçka është gati për rikthimin e maturantëve në shkollë të hënën. Ka qenë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ajo e cila ka publikuar disa foto nga shkollat duke nënvizuar se ato janë gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë.




Rreth 31 mijë maturantë do të rikthehen të hënën nëpër shkolla, duke ndjekur rregulla shumë strikte të distancimit social dhe mbajtjes së higjienës.

Në çdo shkollë do të ketë sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve. Për secilën bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, teksa bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të atillë që garantojnë distancimin fizik mes nxënësve e mësuesve.

Ndër të tjera, nëpër shkolla do të jenë të afishuara gjithashtu postera që lidhen me distancimin social, rregullat e qëndrimit në shkollë, higjienizimin, kujdesin që duhet treguar për larjen e duarve etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.