Kosova

Lehtësimi i masave në Kosovë/ Rikthehet edhe transporti publik, ja rregullat

12:05 - 18.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Faza e dytë e masave lehtësuese kundër COVID-19 ka nisur sot në Kosovë, ku ka rinisur punë dhe transporti publikë, përfshirë ai qytetas dhe ndërqytetas.




Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për rregullat që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet.

Ndër të tjera Ahmeti tha se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe s’do të lejohet hyrja pa maska.

“Rifillon transporti publik, por me rregulla: numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20, nuk lejohet me hy në autobus pa maska, udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fazën e dytë fillojnë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojnë punën edhe:

Tregtia me pakicë (plotësisht),

Dentistët dhe Fizioterapeutët,

Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,

Tregu i Gjelbër,

Gastronomia (merre me vete),

Transporti Hekurudhor,

Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),

Hapja e Muzeve dhe Galerive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.