Kryesore

“Sikur gjithë fuqitë e botës të mblidhen, nuk e detyrojnë dot Presidentin të shkelë Kushtetutën”, kë po paralajmëron Meta?

14:04 - 29.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp bëri të ditur se ai do të zbatonte vetëm Kushtetutën, për aq kohë sa do të ishte Presidenti i Shqipërisë.




Duke vijuar më tej ai shtoi se askush nuk e detyronte dot ta shkelte Kushtetutën.

I pyetur nga gazetarët nëse ambasadorja Yuri Kim ishte keqinformuar në lidhje me pozicionin e tij për Reformën në Drejtësi, Presidenti Meta, u përgjigj duke thënë:

“Këto muhabete Rilindjeje leri në vend tjetër, nuk merrem me këto histori dhe punë aq më tepër me thashetheme. Kryetar i shtetit bën detyrat, mbi mua është vetëm Kushtetuta dhe mbi të vetëm populli. Sikur të gjitha vendet e aleancës të bashkohen s’mund të më detyrojnë dot të shkel Kushtetutën e Republikës…”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.