Kryesore

Klauzola anti-Juventus/ Vendoset e ardhmja e Ikardit, ja ku do ta vazhdojë karrierën argjentinasi

14:56 - 31.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zyrtare, PSG-ja ka blerë përfundimisht kartonin e Mauro Ikardit. Palët kanë rënë dakord për 58 milionë euro. Një shifër më e ulët se klauzola 70 milionë euro që ishte përcaktuar në formulën e huazimit mes kampionëve francezë dhe Interit.




PSG-ja e ka bindur futbollistin, ndërsa është firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024. Zikalërit do të marrin menjëherë 50 milion euro, ndërsa 8 milionë euro të tjerë falë një bonusi që mund të arrihet shumë lehtë nga aktivizimet dhe golat e sulmuesit në sezonin e ardhshëm.

Por ajo që bie në sy është një klauzolë e veçantë, e cila është pagëzuar menjëherë si “anti-Juventus” nga mediat italiane.

Ajo pengon PSG-në ta shesë menjëherë Ikardin në një skuadër të Serie A. Nëse kjo ndodh brenda 12 muajve të ardhshëm, atëherë klubi parizien është i detyruar t’i paguajë Interit edhe 15 milionë euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.