Kosova

Mori vëmendjen e mediave për bukurinë, kush është ministrja e Kosovës që është dënuar me 8 muaj burg

13:52 - 04.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E cilësuar si një ministre e bukur, Meliza Haradinaj, prej ditës së djeshme ka marrë vëmendjen e medias në Kosovë e Shqipëri për shkak të pamjes së saj të jashtme.




Por mediat në Kosovë pak kohë më parë për Haradinajn kanë raportuar dhe një çështje plenare të hapur kundër saj. Sipas të KALLXO.com në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore Meliza Haradinaj, në atë kohë këshilltare politike e kryeministrit, Ramush Haradinaj për raportim të rremë të pasurisë. Gjykata e ka dënuar ministren e Jashtme të Kosovës,  me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve, dënim që u konvertua në gjobë.

Por kush është Meliza Haradinaj?

Më herët Meliza ka qenë si këshilltares politike në Qeverinë Haradinaj. Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci.Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare. Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.