Kryesore

Protesta ndaj abuzimit seksual/ Reagon Tuna: Femrat abuzohen çdo ditë, boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese

09:36 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë qenë të shumtë VIP-at që reaguan për protestën ndaj abuzimit seksual, që u zhvillua pas rastit së 15-vjeçares e cila u abuzua nga roja i shkollës.




Mes personazheve të njohur, është dhe këngëtarja Tuna, e cila përmes një postimi në ‘Instagram’ shkruan se femrat abuzohen çdo ditë  e në Shqipëri ky nuk është një lajm i ri.

Ndër të tjera, këngëtarja shkruan se boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht.

“Besoni Viktimën jo Abuzuesin! Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment!
Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti! Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima!

Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”. Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private. Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht”, ka shkruar ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.