Kryesore

Policia ndëshkon për mosrespektimin e rregullave, por ja si qytetarët nuk ruajnë distancën tek Drejtoria e Policisë

10:37 - 22.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëngjesin e sotëm janë të shumtë qytetarët që po marrin shërbime pranë Drejtoisë së Policisë në Trianë. Ajo që vihet re është mosrespektimi i rregullave kundër COVID-19, si distancimi social apo mjetet mbrojtëse si maska apo doreza për të parandaluar kështu infektimin nga virusi.




Në ambientet përpara Drejtorisë së Policisë janë shfaqur disa shenja dalluese që të paralajmërojnë të ruash distancën nga personi tjetër me një largësi 1 metër e gjysmë, mirëpo kjo nuk është zbatuar nga qytetarët, siç vihet re dhe në foto.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit është vënë re një rritje e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë është shprehur se kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.