Kryesore

Shpërthen këngëtari Fabian Basha: Edhe një budalla mund të bëhet VIP, del aty bën aiii, auu

19:54 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fabian Basha, ish-anëtar i grupit ‘Produkt 28’ i ftuar në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ teksa ka folur për mënyrën se si përdoret termi ‘VIP’ në vendin tonë, u shpreh se kushdo mund të bëhet i tillë pa përfaqësuar asgjë në shoqëri.




Fabiani shprehet se edhe një budalla mund të bëhet VIP, pasi del bën aiii, auuu dhe kënaqen njerëzit. Ai shton se në vendin tonë mungon sensi i kritikës, dhe kjo është fatkeqësia më e madhe.

“Kemi parë edhe devijime të frikshme në treg. Edhe një budalla mund të bëhet Vip në budallëkun e vet, sepse del aty bën aiiii, auuu, aaaa, kënaqen njerëzit e shohin e klikojnë me miliona herë por nuk do të thotë që ai më ndikon mua në jetën time dhe nuk do të thotë që unë duhet ta promovoj këtë njeri. Këtu duhet të hynte sensi i kritikës që në Shqipëri fatkeqësisht mungon. Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtij tregu jo vetëm në sensin muzikor artistik por edhe në fusha të tjera të jetës,” përfundoi Fabi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.