Kryesore

FOTO/ Tirana kampione pas 11 vitesh! Festival fishekzjarresh në “Air Albania”

21:53 - 29.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana shpallet kampione pas 11 vitesh dhe kryeqyteti vishet me ngjyrat bardheblu. Momente emocionuese kanë qenë në “Air Albania”… Kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, ngriti në qiellin e impiantit modern trofeun e kampionatit të dorëzuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.




Menjëherë pas ngritjes së trofeut, kanë shpërthyer fishekzjarrë të shumtë dhe shirita bardheblu, të cilët e kanë ndezur atmosferën edhe pse pa praninë e tifozëve, të cilët janë mbledhur nëpër sheshet e kryeqytetit për të festuar, ndonëse në kushte të cunguara këtë moment emocionues që kishin plot 11-vite që e prisnin.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.