Kryesore

“Kisha kohë pa i dhënë një kupë Tiranës”, presidenti Duka: Do ishte shumë bukur që të kishim edhe…

22:05 - 29.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, foli pas ceremonisë së kurorëzimit të Tiranës, pas 11-vitesh pritje, ku në prononcimin për “Supersport”, u shpreh:




“Çdo sportdashës nuk do të ndryshonte shumë në këtë renditje. Tirana e ka merituar kampionatin. Kukësi e ka rivalizuar deri në një moment, por Tirana e ka udhëhequr me bindje kampionatin. Ky është edicon i veçantë dhe shumë i vështirë jo vetëm sportivisht. Kemi kaluar disa ngjarje të pazakonta. Kemi kaluar një tërmet në nëntor dhe situatën e pandemisë që vuri në dyshim vazhdimin. Duhet të jemi të lumtur dhe të falenderojmë gjithë ata që na ndihmuan të mbyllnim këtë kampionat.

Sporti është një nga fushat më të rëndësishme të jetës. Për ne kjo është shumë e rëndësishme. Ka pasur ndeshje shumë të bukur. Do ishte shumë bukur që të kishim edhe tifozët në stadium, se në fund të fundit, futbolli është për ata. Fatmirësisht e kanë ndjekur nga ekrani.

Kisha kohë pa i dhënë një kupë Tiranës, më vjen mirë që i dhashë një kupë dhe isha dëshmitar që Tirana fitoi titullin”, – u shpreh Duka.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.