Kryesore

Maqedonia e Veriut vijon ende me shifra të larta/ 113 raste të reja dhe 6 viktima

15:53 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjashtë viktima, 113 raste të reja dhe 259 pacientë të shëruar është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1543 testime të realizuara.




Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Pesë pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, kurse 1 pacientë ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake. Tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 64, 22 dhe 83 vjeçe. Një viktimë është nga Kumanova (72 vjeçar), viktima tjetër është nga Struga (48 vjeçar), si dhe një viktimë nga Ohri (75 vjeçar).

Duke shtuar statistikave të fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480. Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.