Kronikë

Arrestohen 3 persona në Tiranë, policia jep detajet

14:31 - 12.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës  ka arrestuar 3 qytetarë, për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për shtetasit:




K.D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.

A.C., 41 vjeç për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

D.V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.