BOTA

Shtohen rastet me COVID në Greqi/ 310 të infektuar, rreptësohen masat

20:30 - 15.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia i është afruar rekordit të zi të rasteve, duke regjistruar plot 310 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.Po ashtu janë shënuar edhe 3 viktima, të cilat e çojnë bilancin total në 313 nga COVID-19 gjatë gjithë pandemisë në Greqi.




Por ndërkohë qeveria greke nuk ka toleruar më, dhe pas shtimit të rasteve sidomos gjatë shtatorit, tashmë ka vendosur masa të rrepta për zonën që po nxjerr më shumë të infektuar, që është dhe rajoni kryesor, Atika aty ku ndodhet kryeqyteti grek Athina.

Sipas vendimeve më të fundit, maska do të jetë e detyrueshme në ambientet publik si tregjet, kinematë, teatrot, vendet e punës, stacione autobusi. Ndërkohë dyqanet do të jenë të hapura deri në 22:00 të natës dhe jo më shumë. Restorantet duhet të marrin masa që në tavolinë mos ulen më shumë se 6 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.