Kryesore

Theu izolimin, sulmuesi serb në hall të madh, rrezikon 6 muaj burg

14:45 - 23.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajme të këqia për Luka Jovic. Sulmuesi i Real Madrid rrezikon të dënohet me gjashtë muaj burg pasi nuk respektoi masat anti-Covid në vendin e tij. Në muajin mars, futbollisti serb theu izolimin e vendosur nga qeveria, pasi udhëtoi nga Spanja në kulmin e pandemisë. Ai u zbulua nga autoritetet serbe dhe menjëherë u akuzua penalisht. Proçesi gjyqësor është në përfundim dhe shumë shpejt gjykata e Beogradit do të japë vendimin.




Prokuroria ka kërkuar një dënim me gjashtë muaj burg, çka do të ishte një goditje e rëndë për Jovic dhe karrierën e tij, që gjithsesi nuk po shkon në mënyrën më të mirë. Në pritje të vendimit të gjykatës, nuk përjashtohet sulmuesi t’I shpëtojë këtij dënimi me një gjobë, qoftë edhe të majmë. Në fakt, ai e ka paguar një të tillë me vlerë 30 mijë euro pasi në atë rast shkeli edhe protokollin sanitar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.