Kronikë

Arrestohen 10 persona në Tiranë, policia jep detaje

13:49 - 25.10.20 gsh

Policia e Tiranës arrestoi 10 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.



“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të P.L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i A.S., 38 vjeç, pasi në rrugën ‘”Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë si dhe ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese;

M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur;

K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç, pasi në Kamëz, K.V., duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatese ka bërë parakalim në vijë të pandërprerë dhe për pasojë është përplasur me pasqyrën e mjetit me drejtues V.P., dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. V.P., në momentin e parakalimit të drejtuesit të motorit, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar” njofton policia.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.