Kronikë

U qëllua me breshëri plumbash, kush ishte viktima i atentatit në Durrës, autori e qëlloi nga sedilja e pasme e një makine të zezë

12:44 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit teksa u qëllua me armë zjarri. Edmir Begu ose Ilir Kuçi ishte viktima i atentatit në Durrës që dyshohet për prishje të pazareve të drogës.




Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se ai ishe me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës teksa kishte precedentë penalë pasi në 2011 ishte dënuar për kanosje kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge.

Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, autorët u afruan dhe e qëlluan.

Nga ana tjetër Begu ishte një familjar, pasi ishte baba i një fëmije kurse rezulton se ishte i papunë. Dëshitarët okularë për shkak të kushteve atmosferike nuk kanë fiskuar dot targën e mjetit dhe autorët, por Policia ka sekuestruar kamerat përreth për të mundur të identifikuar vrasësit e Edmir Begut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.