KULTURË

Filmi kosovar për gruan e Krushës merr 3 çmimet e mëdha në Sundance Film Festival

10:23 - 04.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisorja: Fahrije Hoti shembull për ne, Matoshi: E ardhmja u përket artistëve




“Hive” ose “Zgjoi”, filmi i regjisores nga Kosova Blerta Basholli ka marrë 3 çmime në Sundance Film Festival. Çmimet filmi më i mirë, regjia me e mirë dhe çmimi i publikut shkojnë për filmit që ju kushtohet grave të Krushës në Kosovë ndërsa historia bazohet mbi Fahrije Hotin.

Qendra e Filmit të Kosovës e ka quajtur

arritje historike të filmit të Kosovës.

Filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli fitoi tri çmimet kryesore në  Sundance duke u bërë filmi më i çmuar.

1 4 3 2
<
>

NJOFTIMI NGA QENDRA E FILMIT NË KOSOVË

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne”,-u shpreh Blerta përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit Regjisorja më e mirë, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet”; “Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës.” u shpreh Yll Uka, producenti i filmit me rastin e pranimit të çmimit të Publikut dhe çmimit Filmi më i mirë (Grand Jury Prize).

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Tërbunja, Shkëlqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. “Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Adriana Matoshi: E ardhmja është e artistëve

2021 nuk ka qysh të fillojë më mbarë për artistët tanë. Në festivalin më të madh në botë i fituam tri çmime të mëdha për filmin “Zgjoi” të Blerta Basholli! Filmi më i mirë, regjisorja më e mirë dhe çmimi i vlefshëm nga publiku.

“Zgjoi” është frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë! E ardhmja është e artistëve, e suksesit e vullnetit të mirë! Këto çmime ia sollëm vendit tonë, Kosovës tonë.

Urime krejt ekipit e në veçanti regjisores Blerta Basholli që me dashni e përkushtim na bani t’i përjetojmë ato role e t’i tregojmë botës historitë e njerëzve tanë! Urim i veçantë edhe për Yllka Gashi që rolin e Fahrijes e luajti me përgjegjësi e përkushtim të madh.

Blerta dhe Yllka meritojnë suksese në të ardhmen që nuk  dyshoj aspak!

Urime producentit Yll Uka që je munduar për çdo gjë në film.

Urime aktoreve e kolegeve te mia, Ju jeni Woman Power, gjithashtu, urime edhe aktorëve, jeni më të mirët!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.