Kryesore

Takohet me të birin pas 24 vitesh, babai:E kam takuar disa herë para Zotit, para djallit jo

13:47 - 26.02.21 gsh

Ashtu siç u paralajmërua, në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 ka pasur një përballje mes Denis Xhanit dhe babait të tij Mahmut alias Bekim Xhani. Një takim i shumëpritur ky nga Denisi i cili ka 24 vite që nuk e takon babain e tij.



Ai është ndjerë edhe më i braktisur kur fytyrën e babait e njohu nëpërmjet ekranit të televizorit, ku i ati në emision iu dilte në krah fëmijëve të së motrës të mbetur jetim. I kontaktuar nga emisioni, Bekim Xhani tha se emri Denis nuk i thoshte asgjë dhe se ai do vinte të fliste përballë me djalin që i thërret baba. Në këtë përballje emocionuese, babai është shfaqur i ftohtë, ndërsa përmend besimin si justifikim për mungesën prindërore tek i biri.

Evis Ahmeti: Si ndihesh përballë Denisit?

Unë ndihem mirë kudo që jam.

Evis Ahmeti: Ke një djalë tjetër?

Jo nuk kam.

Evis Ahmeti: Kishe emocione kur e pe?

Jo nuk kam. Pse të kem. Jam poshtë me emocione. E kam takuar disa herë para Zotit. Para djallit jo. Ai ka bërë një emision, por e drejta është e Zotit. E kam takuar mbi 6 herë.

Evis Ahmeti: Denis sa herë e ke takuar babain?

Denisi: Një herë para 12 vitesh.

Ndërhyn babai: S’më ke takuar? S’më ke kapur dorën?

Denisi: Jo

Bekim Xhani: Zoti të faltë!

Evis Ahmeti: Kush është djali përballë teje?

Me këto që thotë që s’pranon që më ka takuar s’më thotë asgjë. Unë i kam shtrirë dorën.

Evis Ahmeti: Sa vite ke qenë me mamanë e Denisit?

Afërsisht 10 vite. Arsyet i kemi thënë në gjyq. Mospërputhje karakteresh.

Evis Ahmeti: Pse nuk e bërë prindërimin?

Unë i kam dhënë dorën. Denisi ka qenë duke i vënë blinda shtëpisë në Kavajë. Pranë bashkisë jemi takuar. Ka nja 5 vite.

Denisi: Nuk është e vërtetë. Unë nuk kam shtëpi fare.

Bekim Xhani: Ka qenë e vështirë. Pas divorcit unë kam shkuar, por nuk më pranonin. Madje çështja ka shkuar edhe në polici. Më tha një shoku im polic aty mos shko më. Me vajzën kam kontakt. I kam shkuar në dasmë dhe një javë pas martesës në shtëpi. 5 ditë para më tha Zoti mos shko, por unë shkova, por nuk piva ujë, sepse jam bektashi dhe eci në gjurmë të shenjtorëve.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.