Kryesore

Meta: Rama, kuisling që përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, do bëj gjithçka për….

12:07 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama për akuzat e bëra nga qyteti i Vlorës. Meta u shpreh se Rama është një kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.




“Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar.

Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.