Kosova

Asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 10 raste të reja

15:18 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa raportohet për 10 raste të reja.




NJOFTIMI NGA IKSHPK

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.