Kryesore

Të ndjerët kurrë nuk vijnë në ëndrrat tona pa ndonjë arsye: Qe se çfarë përpiqen të na paralajmërojnë!

19:38 - 17.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse nuk janë më me ne, të dashurit që kanë ndërruar jetë nuk na braktisin kurrë




Shumica e njerëzve flasin për mënyrën se si u shfaqen ata në ëndrra, të cilat mund të jenë shumë realiste dhe të gjalla.

Ëndrrat e tilla njihen si – ëndrra të takimit, thotë dr. Patrick McNamara, transmeton Telegrafi.

Ëndrrat e tilla shpesh kanë tema të zakonshme:

– I ndjeri shfaqet ashtu siç është edhe në jetë, por disi është më i ri dhe më i shëndetshëm.

– Ai transmeton mesazh inkurajimi tek ai që e ëndërron atë, të tillë si “Unë jam mirë dhe jam akoma me ju”.

– Mesazhet e të ndjerit arrijnë më shumë në mënyrën telepatike ose psikike, sesa fjalët e shqiptuara.

– Ëndrra është më normale dhe më reale sesa bizare, çfarë mund të jenë ëndrrat klasike.

– Ëndrrat janë intensive, sikur i ndjeri të ketë ardhur vërtet për vizitë, ndërsa ai që ëndërron e kujton ëndrrën kur zgjohet.

– Ëndrra ndikon fuqishëm te një person, disa njerëz edhe i ndryshon.

– Pas një ëndrre të tillë pason njohja e asaj që është e drejtë dhe asaj që është e gabuar, ose një periudhë keqardhjeje ose përhapje pikëpamjesh shpirtërore.

Për popujt tradicionalë, ëndrrat e takimit ishin një provë mjaft bindëse se ekziston një botë shpirtërore dhe jetë pas vdekjes. Edhe në shoqërinë e sotme moderne, ëndrrat e tilla kanë një ndikim të rëndësishëm te të pikëlluarit.

Shumica ka pranuar se ëndrrat e takimit me ndjerët u kanë ndihmuar ta kalonin me sukses procesin e zisë dhe të vazhdonin me jetën.

Ka një numër arsyesh pse të ndjerët shfaqen në ëndërr:

– Ata duan të kërkojnë falje ose të zgjidhin ndonjë problem që kanë pasur gjatë jetës së tyre dhe që u ka mbetur i pazgjidhur.

– Ata ofrojnë udhëzime për ata që kanë mbetur në jetë, mbrojtjen e tyre ose duan t’i paralajmërojnë për diçka.

– Ata duan të ngushëllojnë ata që pikëllohen për ta dhe t’u thonë se gjithçka është në rregull me ta dhe se ata tani janë “në botën tjetër”.

– Ata kanë një mesazh për këdo që i ëndërron.

– Ata duan t’u tregojnë të dashurve të tyre se ka jetë pas vdekjes.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.