Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.Gazetarja Lorena Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 , në zonën e quajtur “Çezma e Amzës”, në Korçë,
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona.Tre persona kanë arritur të largohen, ndërsa kanë mbetur të lënduar. Ndërkohë dyshohet se Piro Dolani i moshës rreth 65-vjeç ka humbur jetën.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parëGjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.
Shfaq Komentet (0)