Kosova

“Cënuan sigurinë kombëtare”, ja kush janë dy zyrtarët rusë të shpallur non grata në Kosovë

18:46 - 22.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për të shpallur non grata dy  zyrtarë rusë.




Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, kuptojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur non grata.

Në janar qeveria shqiptare e shpalli Alexey Krivosheev person non-grata, duke argumentuar se ky i fundit ka “shkelur vazhdimisht masat e COVID-19”.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruhet se Krivosheev ka marrë disa paralajmërime, por “diplomati nuk ka reflektuar” dhe “vazhdoi të tregojë sjellje të pakujdesshme”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.