Kryesore

Ja kush janë opozitarët që votuan pro amendamenteve të Ballës për paketën fiskale

21:39 - 25.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi miratoi sot me 87 vota pro dhe 22 kundër dhe 2 abstenime amendamentet për paketën fiskale të propozuara nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndonëse për këto amendamente është votuar edhe kundër, përfaqësues të rëndësishëm të opozitës duket se kanë votuar pro.




Janë zbuluar disa prej emrave të deputetëve të opozitës që votuan pro amendamenteve të Ballës.
Bëhet fjalë për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku, deputeti i PD-së për Kukësin, Flamur Hoxha, Luciano Boçi, Luan Baçi si dhe Merita Bakiu.

Pro kanë votuar edhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Gertian Deda, Fran Neza, Nusret Avdullai si dhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.