Horoskopi

Horoskopi sot/ Në dashuri mund të ndërtoni diçka të re. Në punë janë të favorizuar profesionistët e lirë!

07:05 - 10.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Dashi




Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Nëse e përballoni dashurinë pa ngurrim, emocione të bukura do t’ju rrethojnë. Nga ana tjetër në punë janë të favorizuar profesionistët e lirë.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Hëna në pamje të mirë jep emocione intriguese. Në punë, nga ana tjetër, mund të nënshkruhen negociata dhe marrëveshje.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Në dashuri mund të ndërtoni diçka të re, mos bini në grackën e ish-ëve! Nga ana tjetër, në punë, nuk përjashtoj që menjëherë pas kësaj periudhe të vijë një promovim i pritur.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Nëse keni një histori të qëndrueshme, dëshira për të legalizuar bashkimin ju bën të ndiheni të gatshëm. Nga ana tjetër, në punë janë të mundshme ngadalësime, përpiquni të qëndroni të qetë.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri të martën do të keni intuitë të mira, shfrytëzojini sa më shumë rrethanat që të kuptoni se si të lëvizni. Në punë, megjithatë, kushtojini vëmendje propozimeve të reja, ato mund të jenë të çmuara!

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në dashuri nuk e përjashtoj ardhjen e lajmeve të mira, por duhet të jeni të prirur për t’i mirëpritur. Nga ana tjetër, në punë, të martën keni patjetër një bonus shtesë!

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në dashuri, nëse ka pasur diskutime me partnerin/en tuaj, të martën mund të provoni të arrini një pajtim. Nga ana tjetër në punë prisni përgjigje nga shefat dhe menaxherët.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri, nëse keni përjetuar së fundmi një ndarje, ju duhet kohë për ta kapërdirë. Në punë, megjithatë, ca telashe janë të mundshme, përpiquni të mos jeni të padurueshëm!

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri, nëse doni të legalizoni një bashkim ose të zgjeroni familjen, kjo është koha më e mirë për ta bërë këtë. Në punë, nga ana tjetër, nëse doni të bëni propozime, është momenti i duhur edhe këtu për ta bërë.

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri do të jetë e nevojshme të diskutoni disa çështje që kanë të bëjnë me çiftin ndaj duhet të flisni me partnerin/en. Në punë, nga ana tjetër, afatet e ngushta ju nxisin dhe inkurajojnë të jemi të shpejtë.

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri të martën rikthehet qetësia, të gjitha çështjet do të zgjidhen. Ndërsa në punë favorizohen udhëtimet.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Favorizoni ndjenjat të martën, nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të dilni me gjoksin para. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të shmangni debatet dhe konfliktet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.