LAJMI I FUNDIT

Osman Mula “bën për ujë të ftohtë” qeverinë: E hanë turpin me bukë, shihni ku studiojnë fëmijët e tyre

18:03 - 03.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjesëmarrës në takimin e Këshillit Kombëtar ka qenë edhe kompozitori i njohur nga Shkodra, Osman Mula.




Ai i është bashkuar Foltores së ‘Grupimit të Rithemelimit’ të drejtuar nga Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Osman Mula theksoi se Foltorja ka inspiruar këdo.

Osman Mula: Nuk jam për të vendosur kryqe dhe firma, kam 7 çmime. Këtu njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe populli të na dëgjojë. Populli është gati me valixhe ne Rinas me ik. Jam pjesë e atyre 44 mijë njerëzve që u insipruan nga Foltorja. Foltorja e Berishës ishte më e ndjekura në Shqipëri.

Kam respekt që për 30 vjet dhanë gjithçka dhje ndoshta nuk morën asgjë.

Dilte me thirrjet arrestoni Metën dhe Berishën. Kryetari i shteti merr ne telefon SPAK-n. Nuk ndodh kurrkund në botë, si mund të shesësh pordhë ku pas çdo raporti Shqipëria del keq? Është e pafalshme.

Asnjë parametër normal nuk garanton kjo qeveri. Mund të vrasësh kudo. Çmimet rriten çdo dite dhe kërcet trangulli sipas qejfit.

Shiheni ku jetojnë, ku studiojnë fëmijët e tyre, blejnë mediat dhe një pjesë të opozitës. E hane turpin me bukë. Këto lëtyra japin informacion se sa të lumtur janë shqiptarët. Fatkeqësia e tij, vendi është se bëjnë lojëra fjalësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.