Kryesore

Milan i përgjigjet Interit me një tjetër Asllani, sulmuesja shqiptare firmos me kuqezinjtë/ Kush është Kosovarja, që mbron ngjyrat e Suedisë!

10:16 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosovare Asllani është bërë zyrtarisht futbollistja më e re e Milanit. Sulmuesja me origjinë shqiptare është transferuar në Milano pasi mbylli eksperiencën dyvjeçare me Real Madrid, ndërsa tashmë kërkon suksesin në një kampionat të cilin nuk e ka provuar kurrë më parë.




Asllani ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë, ndërsa 32-vjeçarja afrohet me objektivin për të rritur futbollin e femrave në shtëpinë e Milan.

FWhvr49WIAAanYc FWhvr5DXkAAQ0Km auto_290467321_3260142014308768_2067158787421756900_n1656621618 FWhvr5BWAAElLqt
<
>

Skuadra kuqezi sezonin e kaluar nuk shkoi më shumë se vendi i treta në kampionat dhe nuk mundi të kualifikohej në Champions League.

Megjithatë, duke pasur parasysh CV-në e Asllanit, në sezonin e ri, Milan do të ketë më shumë shanse për t’u përmirësuar.

“Krenare të bashkohem me AC Milan me kontratë dyvjeçare. Super e entuziazmuar që kaloi në Itali, në Milano dhe të thërras AC Milanin shtëpinë time të re”, ka shkruar Asllani.

Ajo ka luajtur deri më tani për Real Madridin, Manchester Cityn, PSG-në, Chicagon dhe për skuadrat më të mëdha në Suedi. Sulmuesja 32-vjeçare ka plot 160 ndeshje të luajtura për Suedinë.

Kush është Kosovare Asllani?

Kosovare Asllani kalon te klubi i femrave të Milanit në një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2024, nga Real Madridi, me të cilin sezonin që lamë pas bëri 20 paraqitje në të gjitha garat. Ndërkaq, përgjatë atyre paraqitjeve, Asllani regjistroi gjithsej pesë gola, dy prej të cilëve erdhën nga pika e bardhë.

Përveç Real Madridit, 32 vjeçarja në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Paris Saint-Germain e Manchester City. Ndërkaq, me Kombëtaren e Suedisë, Asllani deri tani ka arritur të bëjë 112 paraqitje, duke regjistruar gjithsej 29 gola.

Përfaqësuesja e Suedisë, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2024.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.