Kronikë

VIDEO/ Aksident me humbje jete në Kapshticë, shikoni si është katandisur makina e përplasur! Mjeti me targa greke

18:20 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare ka siguruar pamje të aksidentit të rëndë, si pasojë e të cilit dyshohet se ka humbur jetën një person këtë të premte në zonën e Devollit, në Korçë.




Burimet më herët bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Korcë – Kapshticë, në afërsi të kthesës së Gosës.

Aksident me vdekje në Devoll, makina humb kontrollin në aksin Korcë-Kapshticë (DETAJE)

Viktimë dyshohet se ka rënë një i ri rreth 28 vjeç, teksa në vendngjarje duken qartë pasojat e përplasjes: automjeti që ka përfunduar në kanal, me xhama të thyer, dhe shenja gjaku në dyer.

Në tokë ndodhet edhe një shishe uji, e cila nuk dihet për çfarë është përdorur.

 

Më pas, u mësua se drejtuesi i mjetit, Arjan Shtika, rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi me inicialet A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.