Kronikë

Gjendet i vrarë me armë zjarri 60-vjeçari në Tiranë! Çfarë dyshon policia (DETAJE)

19:42 - 05.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi i pajetë i një 60-vjeçari është gjetur pasditen e kësaj të premeje në Tiranë, bën me dije Policia e Shtetit.




Nga informacionet paraprake, dyshohet se viktima ka vrarë veten me armë zjarri, ndërsa nga ana e autoriteteve po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, bëhet me dije se viktima është gjetur nga familjarët pa shenja jete rreth orës 18:55, në banesën e tij në rrugën “Agush Gjergjevica”.

“Më datë 05.08.2022, rreth orës 18:55, në rrugën “Agush Gjergjevica”, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë shërbimet e rendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.