BLUETOOTH

“Ai më do kështu si jam!” Einxhel na tregon marrëdhënien e shkëlqyer me Dagz!

18:53 - 10.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.




Dyshja e dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.

Si ka ndodhur dhe pak më parë, ku teksa Einxhel ka ripostuar një foto që Dagz i kishte shkrepur dhe kishte shpërndarë në Instagram-in e tij, krahas bukuroshja ka treguar se partneri i saj i bën foto pa filtra pasi e do atë ashtu si është duke na treguar dhe njëherë marrëdhënien e shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin.

Ai s’ka filtra në celular! Ai më do kështu si jam dhe më bën foto nga afër!!

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohet sa më shpejt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.