Kryesore

(FOTO) Vizita në Kosovë/ Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takime me opozitën shqiptare!

12:49 - 16.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare.




Presidenti Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

Kreu i shtetit nënvizoi si shumë të rëndësishëm dialogun dhe qëndrimin e përbashkët mes të gjithë faktorëve politikë në Kosovë për sfidat madhore me të cilat përballet vendi.

WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.04 PM WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.03 PM (5) WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.03 PM (4) WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.03 PM (3) WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.03 PM (2) WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.03 PM (1) WhatsApp Image 2022-08-16 at 12.25.03 PM
<
>

Për presidentin Begaj, bashkëpunimi ndërparlamentar dhe ndërinstitucional mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme për  zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dypalëshe si dhe shtimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos në atë ushqimore dhe energjitike.

Drejtuesit e partive opozitare vlerësuan mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e Kosovës sikundër edhe vendimin e një dite më parë për furnizimin me energji elektrike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.