OPINION

Kriza e energjisë, korporatave dhe e industrive që kemi në prag!

08:59 - 09.09.22 EDUARD HALIMI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA EDUARD HALIMI




Kriza energjetike në Evropë ka filluar të… mbyllë fabrikat një nga një. Efektet e luftës ekonomike po ndihen çdo ditë e më shumë! Edhe në Shqipëri, disa nga uzinat e shkrirjes dhe prodhimit, kanë ndalur aktivitetin e tyre, si rrjedhojë çmimit të lartë të energjisë. Megjithatë, në mediat tona, rrallëherë gjen lajme të asaj që po ndodh, pasi propaganda dhe kronika janë në vend të parë.

Si një kompani që jemi të lidhur me korporatat në fushat e metaleve, energjisë, hidrokarbureve dhe naftës, informacionin e mbledhur ditëve të fundit dua ta ndaj me lexuesit! =ØGÜ Vlerësohet se, afërsisht gjysma e fabrikave të aluminit dhe zinkut në Evropë janë mbyllur në këtë fillim shtatori!

  1. “Nyrstar”, fabrika më e madhe e prodhimit të zinkut në botë, me qendër në Holandë, që zotërohet në pjesën më të madhe nga “Trafigura”, ndaloi prodhimin në shtator.
  2. Fabrika e aluminit Damco Aluminium Delfzijl Coöperatie U.A. (ALDEL) në Delfzijl, Holandë, u mbyll javën e kaluar.
  3. Fabrika e “Damco” në Farmsum, e cila prodhon alumin me cilësi të lartë, është mbyllur nga data 1 shtator 2022, për shkak të çmimeve të larta të energjisë.
  4. “Norsk Hydro” ASA, me qendër në Norvegji, planifikon të mbyllë fabrikën e saj të aluminit në Sllovaki në fund të muajit.
  5. Kompania sllovene e aluminit “Ta lum” uli prodhimin në një të pestën e kapacitetit të saj.
  6. “Alcoa” gjithashtu, një kompani me qender ne USA, do të reduktojë një linjë në fabrikën e saj Lista në Norvegji.
  7. Kompania më e madhe në botë e plehrave kimike “Yara”, me seli në Norvegji, bëri një ulje prej 50 për qind në prodhimin e plehrave azotike me bazë ure dhe amoniak në Evropë.
  8. Prodhuesi më i madh britanik i plehrave “CF Fertilizers UK” ka njoftuar gjithashtu se do të ndalojë përkohësisht prodhimin në fabrikën e tij në Billingham.
  9. Dy prodhues të mëdhenj të plehrave në Poloni njoftuan se do të ndalojnë aktivitetet e tyre.
  10. Kompania gjermane kimike K+S vlerëson se kostot shtesë të karburantit janë miliona euro.
  11. Fermerët, shitësit ushqimorë dhe prodhuesit e birrës në Evropë janë në panik. “Carlsberg Polska”, kompania e tretë më e madhe e birrës në Poloni, tha se planifikon të ndalojë prodhimin e birrës dhe prodhuesit e tjerë të birrës duhet të ndjekin shembullin.
  12. Kriza e energjisë ka goditur gjithashtu fabrikat e çelikut dhe qelqit në të gjithë Evropën dhe shumë kompani që ndajnë/ prodhojnë xhamin. Silja Pieh, Përgjegjës për Strategjitë, e prodhuesit të makinave luksoze “Audi AG”, tha, duke përmendur xhamin si shembull se: “Ndërprerja e gazit nga Rusia në Gjermani do të shkaktojë një krizë të re të pjesëve. Jemi në mes të një krize!”
  13. Kapaciteti i Evropës prej rreth 3 milionë tonë çelik inox është gjithashtu në rrezik. Në fillim të gushtit, mulliri Belg, “Aperam”, reduktoi prodhimin në Genk dhe Charleroi.
  14. Kompania spanjolle “Acerinox” njoftoi se do të shkurtojë prodhimin dhe do të kalojë rreth 85 % të punonjësve të saj, në punë me kohë të shkurtuar.
  15. Shumë kompani në Belgjikë duhej të mbyllnin objektet e tyre të prodhimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë, kjo po ndodh çdo ditë! Në Shqipëri ende nuk ka lajme për “cunamin” ekonomik që po vjen! Por Korporatat duhet të marrin vendimet për atë po vjen! Të punësuarit, konsumatorët, duhet të përgatiten! Fermerët duhet të informohen! Shteti duhet të ketë një plan masash për këto që po ndodhin dhe ato që do të ndodhin! Informacioni në këto kohë të luftës ekonomike që po ndodh rreth nesh është tejet i rëndësishëm!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.