BOTA

Pushtimi, Rusia e thotë hapur: Ambiciet e Ukrainës për anëtarësimin në NATO janë një kërcënim!

14:38 - 14.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aspiratat e vazhdueshme të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO -n përbëjnë një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe nënvizojnë domosdoshmërinë e “operacionit special ushtarak” që Moska pretendon se po kryen në Ukrainë, tha në një deklaratë ditën e sotme Kremlini, sipas Reuters.




Në një konferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është “kërcënimi kryesor” për Rusinë, një kërcënim që “thekson nevojën urgjente për të pasur garanci për sigurinë dhe interesat tona kombëtare”.

Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt, Moska kërkoi garanci ligjore që Ukraina nuk do të pranohej kurrë në NATO. Në të njëjtën kohë, Kremlini sot minimizoi ndikimin në ekonominë ruse për shkak të pezullimit të gazit natyror në Europë dhe siç tha Peskov ka shumë vende të tjera që duan të blejnë burimet ruse të energjisë.

“Europa nuk është konsumatori i vetëm i gazit natyror dhe as i vetmi kontinent që ka nevojë për gaz natyror. Ka zona që po zhvillohen me një ritëm shumë më të shpejtë, ato mund të kompensojnë kërkesën e reduktuar për gazin rus në Europë”, vuri në dukje ai.

Përveç kësaj, Peskov u tha gazetarëve “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë” kur u pyet në lidhje me raportet se ish-ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Bill Richardson kishte udhëtuar në Moskë për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve amerikanë dhe rusë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.